Futboll La Liga Sport

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Pjanic: Mund të kisha shkuar tek Inter dhe Bayern Munich, por…

“Jam në klubin më të mirë në botë dhe me stilin e lojës, që kam dashur gjithmonë të luaj. Por nuk jam ende i kënaqur. Dua të kem mundësi të fitoj tituj dhe të lë gjurmët e mia në këtë klub. Ky është qëllimi im dhe do punoj fort për ta arritur”.

Miralem Pjanic u transferua gjatë kësaj vere te Barcelona në shkëmbimin që çoi brazilianin Arthur te Juventusi, duke u vlerësuar të dy në bazën e 70 mln eurove.

Ndërsa për Arthur aventura italiane nuk ka nisur ashtu si duhet, Pjanic po mer pak nga pak frerët e mesfushës katalanase dhe në intervistën e dhënë për mediat iberike e shpreh këtë kënaqësi të madhe.

Barcellona, Pjanic: "L'inizio di una nuova incredibile storia" | Foto - Sportmediaset

Boshnjaku flet edhe për prapaskenat e merkatos në të shkuarën. “Kisha mundësinë të shkoja në klube si Bayern Munich dhe Inter në të shkuarën, por nuk mendoja se ishte momenti i duhur.

Gjithashtu mund të isha bashkuar me Juventusin d vite përpara se të firmosja, por nuk e bëra sepse mendoja se nuk ishte koha e duhur.

Rrezikoja të kaloja dy vite të karrierës time në stol sepse te Juve në atë kohë ishte Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal”.

Related posts

NGA LARGIMI I BROJËS TEK DËMTIMI I GJASULËS/ Reja “pa doreza”: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Delo.autor

SHQIPËRIA I SHKATOI “TËRMET”/ Polonia zgjedh pasuesin e Santos

F.autor

VIJON ME OPERACIONIN “FSHESA”/ Kastriotit i kthehen tre lojtarë për Tiranën, por mbrojtësi bllokohet në Nigeri. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment