Futboll Seria A Sport

AKORDI GATUSSO-NAPOLI/ Rinovimi po afron, trajneri heq klauzolat e “çmendura” të presidentit

Kontrata e Genaro Gattuso me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe palët janë duke biseduar për rinovimin e mundshëm ose një ndarje.

Te Napoli janë të kënaqur me punën ish-milanistit dhe duan të rinovojnë, por duhet që edhe trajneri të jetë i gatshëm dhe të dijë se cili është plani.

Aspekti ekonomik nuk i ka interesuar kurrë “Rinos” ndaj edhe ai do të bëjë çmos që fillimisht të takohet me De Laurentiis.

Megjithatë, mediet italiane raportojnë se trajneri dhe presidenti De Laurentis kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kanë shtrënguar duart.

Mësohet se trajneri do të firmosë deri në verën e vitit 2023 dhe në kontratën e re do të përfshihet rritje e ndjeshme e pagës. Pra, asnjë klauzolë apo të drejta imazhi, fiksimet e çmendura të De Laurentiis.

Related posts

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

PËRGJYSMOI RROGËN E JUVENTUS/ Ja prapaskenat e rikthimit të Moratës tek “Bardhezinjtë”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment