Futboll Sport

FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Gundogan kujton makthin: Gjyshi im qante gjatë gjithë kohës në telefon

Mesfushori i Manchester City-t dhe Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka folur për kthimin e tij në fushë pas periudhës së keqe të kaluar duke u përballur me Covid-19.

Siç ka bërë të ditur Besoccer, futbollisti ka kujtuar në veçanti një moment mallëngjyes gjatë izolimit: atë të telefonatave me gjyshin e tij.

“Jam i kënaqur që pas një pushimi të forcuar kam gjetur përsëri ritmin e ndeshjeve”, ka thënë Gundogan në lidhje me rikuperimin e tij pas infektimit me Covid-19.

“Kur isha pozitiv me Covid, isha shumë i shqetësuar për njerëzit afër meje, si prindërit dhe gjyshërit e mi. E kam kaluar këtë situatë mjaft mirë, edhe pse kisha simptoma më të rënda. Kemi një përgjegjësi dhe nuk duhet të jemi egoistë, por të mbrojmë personat rreth nesh. Ky virus të prek në trup, por edhe në mendje”.

“Një moment ka qenë më i keqi për mua gjatë sëmundjes, kur gjyshi im më telefononte nga Turqia për të mësuar si isha. E kalonte gjithë telefonatën duke qarë. Ishte i shqetësuar për mua dhe për gjendjen e tij. Nuk do t’i harroj kurrë bisedat me të, më kanë prekur thellësisht”.

Related posts

SFIDA NDAJ STINFUL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Partizani kryen testet anti-COVID: Ju bëjmë me dije se…

Delo.autor

Ish-trajneri i Inter, Lucescu: Nga Inter u largova prej Ronaldos, nuk mund ta pranoja

Delo.autor

De Laurentiis zbulon rivalin e Hysajt në mbrojtje

Sadik.Autor

Leave a Comment