Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide

Juventusi do të udhëtojë për transfertën e nesërme në Benevento, ndërkohë Anrea Pirlo ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Midis fushës dhe infermierisë, tekniku bardhezi dëshiron fitoren për të mbajtur ecurinë e rezultateve pozitive:

Maradona – “Maradona ishte idhulli për të gjithë ne djemtë që dashuronim futbollin. Ai ishte Zoti i futbollit. Kujtimi i parë ishte në Botërorin e 1986, dhe kujtoj që doja ta provoja atë gol që bëri ndaj Anglisë duke i dribluar të gjithë. Kujtoj një lojtar unik që do të mbetet përjetë në historinë e futbollit. Kam patur nderin ta takoja dhe të bëja disa foto me të, jam i lumtur që e kam të ruajtur në albumin fotografik.”

Benevento – “Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide. Duke njohur mirë Inzagin, jam i vetëdijshëm se çfarë dëshiron nga lojtarët e tij. Do të jem i lumtur nëse i dërgojmë këto tri pikë në shtëpi.”

Kampionati – “ Mendoj se do të ketë një ekuilibër të madh, shumë ndeshje dhe lojtarët ndihen të lodhur sidomos për skuadrat që luajnë në kompeticionet europiane. Do të jetë një kampionat i ekuilibruar, sidomos në këtë periudhë.”

Turn-over – “Aleks Sandro vjen pas 2 muajsh dëmtim kështuqë nuk ndihet ende gati por do të jetë i grumbulluar.Vjen Bonuçi dhe do të jetë në dispozicion. Ndërsa Kristiano Ronaldo do të bëjë një ndeshje pushim, ishte programuar që nuk do të ishte prezent në Benevento.”

Ramsi – “E shoh më shumë si mesfushor të avancuar ose trekuartist. Është lojtar inteligjent. Ishte një surprizë, pasi është përshtatur në të gjitha pozicionet dhe luan shumë mirë.”, përfundon trajneri bardhezi, Andrea Pirlo

Related posts

GJITHÇKA ZYRTARE/ “Rivali” i Kumbullës firmos me arabët e Al-Ahly

F.autor

Gati 80 milionë euro/ REALI në “luftë” me BARÇËN për SUPER talentin holandez

Isa.Autor

COUTINHO BËHET “ASISTUES”/ “MAGJIKU” merr yllin e Premier League te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment