Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Trajneri Ndreu: Të hyjmë në fushë me synimin për të marrë tri pikët dhe…

Kastrioti do të presë nesër Tiranën në një ndeshje që krutanët do të kërkojnë të ruajnë pathyeshmërinë dhe pse jo të marrin tri pikët e radhës.

Këtë e pohon edhe trajneri Ramazan Ndreu, i cili deklaron se skuadra e tij i ka synimet e qarta për këtë sfidë, që janë tri pikët e radhës. Natyrisht Kastrioti në këto javë të para ka bërë mirë, ku ka arritur 2 fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar 8 pikë.

Katër ndeshje 8 pikë, fillimi i mbarë…

Shprehja “fillimi i mbarë është gjysma e punës” na shkon përshtat në këtë moment. Jemi shumë mirë në këtë fillim të kampionatit, skuadra është e mobilizuar, po i zbaton mirë detyrat dhe shpresojmë që të vazhdojmë sa më gjatë kështu.

Nga Skënderbeu te Tirana, e vështirë kjo ndeshje?

Në çdo ndeshje që kalon rritet shkalla e vështirësisë, për vetë faktin që edhe skuadrat nuk të nënvlerësojnë. Jemi një skuadër në njëfarë mënyre për t’u mundur, kështu që kjo ndeshje merr vlerësim maksimal. Do jemi të kujdesshëm, pasi përpara kemi një skuadër të fortë, ekipin kampion.

Do e menaxhojmë mirë lojën nga fillimi në fund dhe do jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Skuadra do zbatojë me përpikmëri disiplinën taktike. Duhet të jemi të vendosur mirë, të kujdesshëm, jo se do lëmë mënjanë manovrën sulmuese. Duhet të jemi solid në fazën mbrojtëse dhe kjo është gjëja kryesore.

Sa shqetësuese janë dëmtimet e marra në ndeshjen e Korçës, dhe a ka lojtarë që nuk i keni të gatshëm për këtë sfidë?

Ndeshjet e ngjeshura të japin probleme. Është një situatë e vështirë, pasi ne nuk është se kemi një kontingjent shumë të madh lojtarësh dhe e përballojmë pa asnjë lloj vështirësie. Shpresojmë shumë që në këto ditë që kemi në dispozicion të na rikthehen lojtarët e dëmtuar. Bojom nuk kthehet dot, ka një tërheqje dhe do të mundojë. Të tjerët shpresoj se do të jenë të gatshëm.

Duke qenë një sfidë ndaj Kampionëve, kënaqet Ndreu edhe me një pikë?

E kam deklaruar shpesh që kryesorja është të luajmë futboll. Edhe me Apoloninë që ishim më mirë se kundërshtari dhe e kishim menduar të fitonim, barazuam.

E rëndësishme është të luajmë, të japim maksimumin, të jemi të përqendruar dhe ta kuptojmë se të gjitha skuadrat janë të forta. Duhet të hyjmë në fushë me synimin për të marrë tri pikët dhe luajmë futboll. Këtë pres nga skuadra në këtë ndeshje, pastaj rezultatin e vendos fusha.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ De Ligt mërzit tifozët e “Zonjës së Vjetër”, shkakton autogol (VIDEO)

Delo.autor

PANIK NË ANGLI/ Zhduket avioni që po sillte sulmuesin argjentinas (FOTO)

Delo.autor

NGA MBAPPE TEK DYBALA/ Yjet e Europës me kontratën në skadencë në 2022, lista është mbresëlënëse

Delo.autor

Leave a Comment