Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ “LOS BLANCOS” NË CHAMPIONS/ Conte: Do të shkojmë në Madrid me një objektiv

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka folur për Sky në parg të ndeshjes së Champions League kundër  Real Madrid.

“Është një ndeshje e rëndësishme, ne dhe Real-i duam të vazhdojmë përpara. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër skuadre të kompletuar për të fituar kompeticionin”.

– Do ta pranonit një barazim?

“Në këtë moment është e rëndësishme të tregojmë se kemi, edhe në shtëpinë e Real-it, një ide tonën të lojës. Kemi respekt të madh për Real-in, por duam të provojmë shanset tona”.

– Si lojtar, do ta kishit menduar se Zidane do të bëhej një trajner i madh?

“Është e vështirë të përgjigjem, unë si lojtar kam menduar gjithmonë për të ardhmen time, nuk e di nëse Zizou bënte të njëjtën gjë. Si lojtar ka qenë i pabesueshëm, për mua ka qenë një kënaqësi të luaj përkrah tij”.

– A do të luajë Sanchez?

“Është kthyer të stërvitet sot për herë të parë, si mendoni?”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona përgatit goditjen e radhës për yllin e Serisë A…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ “Derbi” italian mes Romës e Napolit për mbrojtësin më të shtrejntë “axurr”

Isa.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Daja kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment