Futboll Sport

FRIKA NGA COVID-19/ kombëtarja italiane U-21 gjen zgjidhjen e veçantë

Kombëtarja Under 21 e Italisë bëhet “dyshe” dhe sjell dy ekipe në ndeshjet e radhës të kualifikimeve evropiane.

Pas tetorit të kaluar, kur skuadra Under 20 mori vendin e U-21 për shkak se këta të fundit patën disa të infektuar me Covid-19, Club Italia ka vendosur të krijojë dy grupe – Skuadra A dhe Ekipi B – të cilat do të punojnë në një mënyrë funksionale dhe sinergjike, nën koordinimin e Maurizio Viscidi.

Kjo u komunikua nga vetë federata përmes një njoftimi për shtyp të botuar në faqen e saj të internetit: “Në funksion të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian nën 21 vjeç të planifikuar për javën e ardhshme, përkatësisht në Islandë (12 nëntor), Luksemburg (15 nëntor) dhe me Suedinë në Piza (18 nëntor), FIGC ka vendosur të krijojë, përveç Kombëtares U-21, një U-21 B:

të dy ekipet, përkatësisht të drejtuara nga trajnerët Paolo Nicolato dhe Alberto Bollini, do të punojnë në të njëjtën periudhë në një mënyrë funksionale dhe sinergjike , nën mbikëqyrjen e Maurizio Viscidi, koordinator i ekipeve Kombëtare të të Rinjve të Klubit Italia, në mënyrë që të mund të përgjigjemi menjëherë për çdo nevojë që mund të paraqitet”.

Related posts

SHËNOI GOL TË ÇMENDUR NDAJ LECCES/ Flet Candreva: Na pret një sezon i gjatë…

Delo.autor

Tronditet Bayerni dhe Kombëtarja Gjermane

Sadik.Autor

Skuadra i pëson gol, grushta djalit që kap topat (Video)

Q.Autor

Leave a Comment