Futboll Kombëtarja Sport

SHANS I MADH PËR LOJTARIN E TIRANËS/ Reja e grumbullon në Kombëtare për herë të parë

Marsel Ismajlgeci duket se ka shansin e madh për të luajtur me kombëtaren e parë. “Panorama Sport” zbulon se lojtari i krahut të majtë të bardhebluve ka marrë një ftesë nga Edi Reja për të qenë pjesë e skuadrës kuqezi që do të luajë një miqësore me Kosovën më 11 nëntor dhe më pas do të përballet në Ligën e Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë në mes të këtij muaji.

Ftesa ka ardhur në klub, ndërkohë që lojtari do të quhet i ftuar përfundimisht kur Edi Reja të publikojë listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese. Në fakt, Ismajlgeci është një nga ata lojtarë që ka kaluar me të gjitha moshat kuqezi. Ndeshjen e fundit ka qenë kapiten i 21-vjeçarëve.

Së bashku me Çelhakën ata janë dy zbulimet më të mëdha të Tiranës sezonin e fundit. Marseli përfitonte dhe nga fakti që Lorenc Trashi zor se do të jetë në grupin kuqezi, për shkak të bllokimit nga pandemia. Për Ismajlgecin ky është shansi i karrierës, sepse nëse grumbullohet luan dhe paraqitet mirë me shumë mundësi do të jetë pjesë e kombëtares në të ardhmen.

Related posts

NDIZET ALARMI TEK “LOS BLANCOS”/ Lojtari i momentit në rrezik për sfidën e Championsit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ E konfirmon agjenti i njohur, Mourinho dëshiron tek Roma një shqiptar

Delo.autor

FESTAT E FUNDVITIT/ Stërvitje me babagjyshër për Tiranën, argëtim para duelit me Teutën

Delo.autor

Leave a Comment