Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKARKOHET EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e bardhebluve

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo. Pas kësaj disfate, klubi i ka dhënë duart nigerianit, i cili nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

“Panorama Sport” mëson se favoriti për të marrë drejtimin e kampionëve të Shqipërisë pas largimit të Emanuel Egbo, është ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve është drejt stolit të Tiranës dhe në rast se kjo do të bëhej e mundur, atëherë ai do të largohej nga drejtimi i 19-vjeçarëve kuqezi.

Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet Nevil Dede. Kujtojmë se Dede ka qenë edhe më parë në drejtimin e Tiranës, teksa ka udhëhequr bardhblutë në sezonin 2010-2011, por edhe nga shkurti i vitit 2013 deri në tetor të po këtij viti.

Related posts

STARTOI TITULLAR NË FITOREN KUNDËR UNIONISTAS/ Zidane: Gareth Bale u dëmtua sërish, por…

Delo.autor

SULMON ASHPËR PREMIER LEAGUE/ Presidenti Tebas: Aty konkurrenca gati nuk ekziston, ju tregoj thjesht këtë fakt

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Trajneri serb i Malit të Zi: Do të sulmojmë “Dardanët”…

Delo.autor

Leave a Comment