Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ BURNLEYT/ Klopp: Kemi bërë lojën tonë, askush nuk na…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka analizuar fitoren 4-2 të marrë në kampionat kundër Burnley-t.

“Kemi bërë lojën tone”, ka thënë trajneri gjerman. “Te goli i parë i Burnley-t ndikoi pak edhe era. Në shumë vende të botës do të ishte anuluar, sepse nuk mund ta trajtosh portierin në atë mënyrë”.

Në lidhje me lojtarin e ndeshjes: “Adam Lallana nuk shënoi asnjë gol, por ishte lojtari më i mirë në fushë. Ka zhvilluar një ndeshje fantastike”.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sotme, veçanërisht kundër një ekipi si Burnley. Askush nuk na heq dot qafe”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

PËRDORIMI I IMAZHIT ILEGAL/ Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Delo.autor

NBA/ Anthony Davis magjik për Lakers, triumfojnë edhe Houston e Boston

Delo.autor

Real Madrid – Alaves, i vjen radha edhe Cristiano Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment