Futboll Sport

SHUHET MARADONA/ Diego, gjeni i futbollit. Karriera e legjendës në 60 fotografi

Diego Maradona ka vdekur.

Lajmin tronditës e ka dhënë Clarin. E përditshmja argjentinas ka bërë të ditur se ish-Pibe de oro është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Buenos Aires, ku jetonte pasi kishte dalë nga klinika ku u operua në tru.

Në vend kanë shkuar nëntë ambulanca me synimin për ta kthyer në jetë. “Ka ndodhur e pashmangshmja”, ka shkruar e përditshmja argjentinase. Bashkë me Maradona-n ishte edhe vajza e tij Giannina.

Diego kishte mbushur 60 vjeç 30 tetorin e tij.

Karriera e Diego-s në 60 fotografi

 

Një Diego Armando Maradona në fillimin e karrierës së tij si futbollist mes radhëve të Argentinos Juniors.

Maradona luajti me Argentinos Juniors nga ekipet e moshiave deri në 1981-shin.

Maradona te Boca Juniors në sezonin 1981/2. Një fanellë që do ta veshë përsëri në fundin e karrierës së tij mes 1995-ës dhe 1997-ës.

Dy sezone për Maradona-n me Barcelona-n. Një eksperiencë e kushtëzuar nga dëmtimet.

5  korrik 1984: Maradona prezantohet në stadiumin San Paolo të Napoli-t para mijëra njerëzve.

Goditja e famshme e dënimit kundër Juventus-it në sezonin 1985/86.

Sezoni 1987/88 ka parë një duel të bukur mes Milan-it dhe Napoli-t për titullin, të fituar në fund nga kuqezinjtë e Gullit dhe Van Basten.

Maradona dhe Michel Platini. Dy lojtarë simbol të epokës së tyre që dëshmon fuqinë e madhe ekonomike të kampionatit italian gjatë atyre viteve.

Jo vetëm dy titujt në Serie A, por edhe një Kupë UEFA në 1989-ën të fituar në finale kundër Stuttgart.

 

Maradona bashkë me Antonio Careca-n, sulmuesi brazilian që shënoi 96 gola me fanellën e Napoli-t.

Careca, Maradona, Alemao.

 

Foto grupi e Napoli-t në 1987-ën.

Në Botërorin e 1982-shit, Argjentina e Maradona-s është dorëzuar para Italisë. Mbulimi i rreptë i Claudio Gentile-s ndaj pibe de oro ka mbetir në historinë e futbollit.

Mano de Dios. Në çerekfinalet e Botërorit të 1986-ës, Maradona shënoi me dorën e majtë golin e 1-0, duke mashtruar arbitrin tunizian Al Bin Nasser. Nuk kanë shërbyer për asgjë protestat e portierit anglez Peter Shilton.

Goli i dytë i Maradona-s në atë ndeshje mbahet mend për bukurinë e tij, aq sa është quajtur “goli i shekullit”.

Puthja e Kupës së Botës pas fitores kundër Gjermanisë Perëndimore në finalen e 1986-ës.

 

Përsëri Matthaus kundër Maradona-s në finalen e Itali 90. Këtë herë ka qenë gjermani që ka festuar.

USA 94: festa e zemëruar e Maradona-s pas golit ndaj Greqisë.

 

Gjithmonë USA 94, një nga imazhet e fundit të Maradona-s me Albiceleste-n, për dore me një infermiere teksa drejtohet për te testi antidoping. Do të rezultojë pozitiv.

 

Në vitet kur Maradona ishte në kulmin e karrierës, Topi i Artë jepej vetëm për lojtarët europianë. Për këtë arsye, në 1998-ën, France Football i dha një për karrierën.

 

Mes 2008-ës dhe Botërorit të 2010-ës, Maradona drejtoi Argjentinaën si trajner.

Maradona bashkë me Papa Françeskun, tifoz i madh i San Lornezo-s.

Tifozeria ultras e Boca-snë kohën e Maradona-s.

Maradona në 2014-ën në stadiumin San Paolo me presidentin e Napoli-t De Laurentiis.

Maradona, i papërmbajtshëm në tribunë në Kupën e Botës 2018.

Një homazh i “Krijimi” të Michalengelo-s në çatinë e një qendre sportive argjentinase.

Maradona dhe Corrado Ferlaino, presidenti i tij në kohët e Napoli-t.

Dashuria e Napoli-t për Diego-n nuk ka munguar kurrë, as pas kaq shumë vitesh.

 

Murali i famshëm në Quartieri Spagnoli të Napoli-t.

President nderi i Dinamo Brest dhe trajner i Gimnasia La Plata.

Më 3 nëntorin e 2020-ës, Maradona i  është nënshtruar një operacioni në tru dhe ndërhyrja ka qenë e suksesshme. Më pas, më 25 nëntor ka ardhur lajmi tronditës nga Argjentina për vdekjen e tij.

Related posts

ENEA MIHAJ BËN HEROIN TEK PAOK! Mbrojtësi shqiptar i shënon gol Olympiacos dhe fiton 3 pikë të arta (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Degjeneron sërish dhuna në Kategorinë e Dytë, sherri i lojtarëve përfundon në rrugë (VIDEO)

Delo.autor

DANIMARKA U KUALIFIKUA NË KUPËN E BOTËS/ Kapiteni Kajer: E di që ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment