Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi merr vendim për Mirel Josën, trajneri…

Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit.

Tekniku tiranas ka zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tij me skuadrën verilindore.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” duke deklaruar se trajneri 58-vjeçar nuk është më në krye të pankinës duke e falënderuar për kontributin dhe punën e kryer për skuadrën verilindore.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij 🤝”

Related posts

CIKLISTIT I VJEDHIN TROFEUN/ Armstrong i ofron një nga 7 kupat e tij

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kalon në avantazh me një aksion model (VIDEO)

Delo.autor

“MENDO TË BËSH TRAJNERIN”/ Tifozët e Manchester City-t i kthehen ashpër teknikut Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment