Sport Të tjera

SKANDAL/ U pezulluan pasi munguan në testet antidoping, dy kampionët e botës i drejtohen CAS

Kampioni i botës në garën e 100 metrave, atleti amerikan Christian Coleman, i pezulluar dy vjet nga garat pasi ka munguar në 3 teste antidoping radhazi brenda një viti, ka apeluar vendimin pranë Gjykatës së Aribrtazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Coleman e ka kundërshtuar vendimin, pasi ka thënë se ishte një keqkuptim vendndodhja e tij në momentin që kanë ardhur specialistët antidoping në shtëpinë e tij. Aktualisht, atleti nuk mund të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

E njëjta situatë edhe për atleten Salwa Eid Naser, kampione e botës në garën e 400 metrave. Ajo garon për Bahrein. Vendimet e CAS priten me interes, pasi bëhet fjalë për dy atletë të njohur, pretendentë për medalje ari në Olimpiadë.

Gjithsesi, CAS ka bërë me dije se do të marrë një vendim për të dyja këto raste pas disa muajsh.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Thellohet tragjedia e rrëzimit të helikopterit, autoritetet konfirmojnë 9 persona

Delo.autor

BEFASON DE BIASI/ E vështirë të punosh me SHQIPTARËT, fluturojnë shpejt

Isa.Autor

 Sassuolo kërkon Berat Gjimshitin, shqiptari mbetet në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment