Futboll Sport

SPEKTAKOLAR/ Florian Marku MUND kundërshtarin për 1 mintutë e 50 sekonda (VIDEO)

I jashtëzakonshëm Florian Marku! Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare.

“Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.

Related posts

I FRYMËZUAR NGA “PLESHTI”/ ​Kompozitori i famshëm ia dedikon një koncert të tërë Messit

Delo.autor

ARRITËN SUKSESIN ME KLUBIN ÇEÇEN/ Odise Roshi dhe Bernard Berisha kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Delo.autor

“EC ATY SHQIPE”/ I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus

F.autor

Leave a Comment