Futboll Sport

RUAN PATHYESHMËRINË SAJ/ Spanja thyen “mallkimin” në Rumani

Spanja ka ruajtur pathyeshmërinë e saj në kualifikueset e Euro 2020 duke regjistruar fitoren e pestë radhazi.

Këtë herë viktima e një herë kampionëve të botës ishte Rumania e cila u mposht 2-1 në Bukuresht.

Ishte një ndeshje argëtuese teksa në fund nuk munguan edhe emocionet. Spanja kaloi në avantazh në minutën e 29’ me golin e Sergio Ramos nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit, Paco Alcacer dyfishoi dhe u duk sikur iberikët do ta menaxhonin pa probleme avantazhin deri në fund të takimit.

Megjithatë, Andone ka ngushtuar diferencën në minutën e 59’ duke rihapur gjithçka.

Në minutën e 79’ situata vështirësohet për La Roja pas kartonit të kuq të Llorente, i cili tregohet shumë i pisët teksa kundërshtari i tij po shkonte drejt portës së mbrojtur nga Kepa.

Minutat e mbetura ishin me ritëm të lartë, por rezultati nuk ndryshoi megjithëse vendasit rrezikuan disa herë portën e Kepa-s, por portieri i Chelsea-t ka qenë në formë fantastike duke ruajtur avantazhin.

Related posts

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Klopp: Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm, mënyra si…

Delo.autor

Lajm fantastik për Interit, rikthehet mbrojtësi brazilian

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES ELIMINATORE ME MOLDAVINË/ Edy Reja: Kemi probleme me sulmin, do të ketë…

Delo.autor

Leave a Comment