Futboll Sport

“TË PËRBALLESH ME ATALANTËN NUK ËSHTË E THJESHTË”/ Conte: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe

Pas disfatës ndaj Real Madridit në Champions, Antonio Konte përgatitet për një tjetër transfertë delikate pas asaj së Champions-it. Përpara konferencës për shtyp të Antonio Kontes në vigjiljen e sfidës ndaj Atalantas, stafi i klubit zikaltër ka deklaruar se përveç portierit të dytë Padeli që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, grupit nuk i janë bashkuar as Galiardini dhe portieri i dytë Radu, pasi kanë dyshime se janë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë Konte ka folur përpara gazetarëve:

Skuadra pas humbjes në Champions – ʺËshtë ndeshja e shtatë në 20 ditë. Ka lodhje, por edhe dëshirë për të bërë ndeshje të mira. Do të bëjmë llogaritë se cili ka lodhje dhe cili jo për ta kuptuar mire situatën.ʺ

Humori i grupit – ʺDuhet të jetë ashtu si duhet. ʺ

Lukaku – ʺËshtë stërvitur me ne, me shumë mundësi do të grumbullohet ndaj Atalantas.ʺ

Shqetësimi i klasifikimit – ʺTë më shqetësojë për çfarë? Duhet të bëjmë rrugëtimin tone, nëse fitojmë do të ngjitemi në klasifikim nëse humbasim do të zbresim.ʺ

ʺDezha vuʺ e ndeshjes së fundit me Atalantan – ʺSezonin e shkuar kemi bërë shumë ndeshje të mira. Të përballesh me Atalantan nuk është e thjeshtë, kanë një trajner të madh që i ka dhënë besim në vetvete. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe.ʺ

Preferon një fitore të vuajtur apo një fitore të bukur – ʺNuk mund të pretendoj të luaj keq për të përfituar rezultate, kështu që luaj mirë që të vijnë rezultatet.ʺ

Mungesa e kualitetit – “Ne flasim për pak mungesë kualiteti tani për tani, megjithatë, ajo pak po mungon. Ne duhet të punojmë shumë, madje edhe më shumë dhe të përpiqemi ta anulojmë atë pak. Nëse ka, kjo do të thotë që ne nuk jemi akoma atje.”, përfundon fjalën e tij trajneri i Interit Antonio Konte.

Related posts

ZYRTARE/ Bartomeu dha dorëheqjen, ja cili do të jetë presidenti i ri i Barcelonës

Delo.autor

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Balaj: Ndihemi të lumtur me Rejën, skema me dy…

Delo.autor

FITUESI I TOPIT TË ARTË/ Modric: Dhënia fund e DOMINIMIT të Ronaldos dhe Messit, FITORE për futbollin

Isa.Autor

Leave a Comment