Futboll Sport

“GIGS ËSHTË I VARUR NGA SEKSI”/ Akuza e vëllait të ish-lojtarit të Manchester United pas tradhëtisë me gruan e tij

Rajan Gigs është cilësuar si një njeri i varur nga seksi nga vëllai i tij Rodri i cili nuk mund t’i rezistojë femrave gjatë natës. Rodri, 43 vjeç, ish-gruaja e të cilit Natasha kishte një lidhje të fshehtë tetë-vjeçare me vëllain e tij:

“Të gjithë kanë një dobësi. Rajan tha se kur ai del jashtë duhet të flejë me gra. Ai foli një muaj para se Rajan, 46 vjeç, të arrestohej për të dashurën Kejt Gravil. Ish-lojtari i Mançester Junajtid u arrestua në shtëpinë e tij në Salford të dielën nën dyshimin e sulmit të Gravil dhe një grua tjetër që besohej të ishte e afërme e saj, pasi u kap u raportua menjëherë.

Ai mohon të gjitha akuzat për sulm dhe “punon me policinë”, tha një deklaratë e lëshuar në emër të tij. Rajan Gigs është nën hetim nga policia për dyshimin e sulmit ndaj të dashurës së tij Kejt Gravil dhe një gruaje tjetër.

Vëllai i tij Rodri, tha një muaj para incidentit midis vëllait të tij dhe Kejt ai deklaroi se Rajan ishte një i varur nga seksi. Sipas burimeve të policisë thanë se po hetojnë pretendimet se Gravil në të vërtetë ka shkaktuar sulm dhe një sulm të përbashkët ndaj një gruaje tjetër.

Të dy gratë u intervistuan nga policia dhe pamjet e arrestimit, të marra me kamera trupore të mbajtura nga zyrtarë lokalë, gjithashtu po shqyrtohen. Raportet këtë javë pretenduan se e dashura e Gigs kishte frikë se ai po e tradhtonte atë me dy gra “magjepsëse” para se të arrestohej. Ajo dyshohet se u përball me Gigs me mesazhe “flirtuese” me dy femrat në ʺiPadʺ-in e tij.

Related posts

RUSI 2018/ De Gea, një pritje dhe mijëra dyshime

Sadik.Autor

PSG zbulon fanellën identike si të Real Madridit, ja si duken… (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Tifozët zgjedhin fituesin e “Topit të Artë”, ka befasi të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment