Futboll Premier League Sport

“TEK MANCHESTER UNITED KA PATUR GJITHMONË…”/ Legjenda Ferdinand: Është kapiteni, por nuk e di nëse sillet si i tillë

Një këshillë, por që ka shijen e kritikës.

Rio Ferdinand, ish-legjendë e Manchester United dhe e kombëtares angleze, ka folur për Djajtë e Kuq dhe kapitenin Harry Maguire.

Ish-mbrojtësi ka thënë në kanalin e tij në YouTube: “Pas humbjes me Arsenal-in kam parë shumë rrahje të shpatullave të shokëve. Kjo nuk mjafton. Duhet të jetë në kontakt me skuadrën. Shpresoj që në dhomat e zhveshjes të sillet si kapiten. Duke dhënë këshilla dhe duke thënë ‘ka shumë për të bërë, përvishni mëngët’”.

“Nuk e djo po ndodh. Nëse ai po sillet si kapiten me skuadrën. Te Manchester United ka patur gjithmonë lider të mëdhenj. Duhen bërë disa biseda të vogla për të motivuar ekipin”.

“Mbaj mend Nani-n, pak fjalë, nuk kam folur shumë me të. ‘Gjuaj, jep asiste’. Kaq, asgjë më shumë. Gjëra të vogla, por që kanë ndikim. A po i bën këto Maguire? Janë gjëra me të cilat nuk duhet të merret trajnerit, por duhet t’i bëjë kapiteni”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Një gjest fantastik nga Tevez, “Apashi” habit Argjentinën!

Delo.autor

PAMJET E FRIKSHME/ Shikoni ndërhyrjen prej “killeri” të portierit

Delo.autor

NË ANGLI E URREJNË TË GJITHË/ Sulmuesi i Palas kërcënohet edhe me vdekje

Isa.Autor

Leave a Comment