Basketball Futboll Sport Të tjera

PRAPASKENAT/ A ishte faji i pilotit, rrëzimi i helikopterit të Koby Bryant?

Piloti i helikopterit që transportonte Kobe Bryant, vajzën e tij dhe 6 pasagjerë të tjerë të dielën u paralajmërua se ai ishte “shumë i ulët” vetëm pak momente përpara se mjeti të rrëzohej duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.

Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të trafikut ajror, i siguruar nga “The Sun” zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal.

Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me vajzën 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejzbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe vajzën e tyre Alyssa; një prej trajnerëve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti i  dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.

Piloti është identifikuar si Ara Zobayan. Dukshmëria në zonën ku ndodhi aksidenti të dielën ishte shumë e ulët për shkak të një mjegulle të dendur në jug të Kalifornisë, e cila kishte dëgjuar deri dhe policinë e Los Angelesin ta linte flotën e saj ajrore në tokë.

Piloti dëgjohet të flasë me kontrollorët e trafikut ajror në lidhje me këtë në audio, dhe ata i thanë: “Jeni shumë i ulët,” pilotit pak para rrëzimit.

Kjo nuk do të thotë që helikopteri në të vërtetë ishte shumë i ulët ose afër tokës, sepse në fakt ishte në ngjitje në kohën e këtij paralajmërimi, thotë the Sun.

Por “shumë ulët” nënkupton se një kontrollues i trafikut ajror nuk është më në gjendje të sigurojë udhëzime sepse nuk mund të lexojë s`i duhet radarin.

Të dhënat e fluturimit treguan se në minutën e fundit përpara përplasjes fatale, helikopteri kishte kthyer drejtimin.

Related posts

THUR ELOZHE PËR “SPECIAL ONE”/ Milito: Biseda me Moun përpara finales së Champions!

Delo.autor

YLLI I “DARDANËVE” PROTAGONIST NË ANGLI/ Sulmuesi shqipar bën për “ujë të ftohtë” ish-ekipin e Ekuban (VIDEO)

Delo.autor

Rusi 2018/ Arbitrat e botërorit duhet të kenë një cilësi të veçantë

Sadik.Autor