Futboll La Liga Sport

U AFRUA ME BUJË NË “CAMP NOU”/ Mesfushori Pjanic aspak i kënaqur tek Barcelona, i bën presion trajnerit Koeman

Miralem Pjaniç nuk është aspak i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion deri tani te skuadra e Barcelonës. Mesfushori boshnjak duket se është i treti në hierarkinë e mesfushorëve të katalanasve dhe trajneri holandez preferon më shumë dyshen De Jong-Buskets.

Mirëpo, ish-lojtari i Juventusit ka thënë gjithmonë se është transferuar në Barcelonë për të qenë titullar dhe nuk ka ndërmend të ngrohë stolin në “Camp Nou”.

Në intervistat e shumta që ka dhënë për mediat thekson gjithmonë se dëshiron të luajë më shumë dhe tani i mbetet trajnerit Kuman për të marrë vendimin dhe për ta aktivizuar mesfushorin si titullar.

Related posts

KUPA E MBRETIT/ Atletico në gjysmëfinale, Lookman debuton si hero, gol dhe asist për sulmuesin nigerian

F.autor

Anglia e kthen në ndeshje tenisi përballjen me Panamanë (VIDEO)

Sadik.Autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Zbulohet e ardhmja e Ronaldos tek…

Delo.autor

Leave a Comment