Futboll Premier League Sport

RRËFIMI I BUJSHËM TEK CHELSEA/ Sarri spiunon Moratan: Më tregoi që para një muaji

Që kur ka mbërritur te Chelsea, trajneri, Italian Maurizio Sarri i ka parë të gjitha situatat. Fillimisht lule e fishekzjarrë, më pas mbërritën humbjet e para dhe çelën problemet. Nga situate e Cesc Fabregas, i transferuar te Monaco, te Eden Hazard, makthi i të gjithë trajnerëve, deri te çështja më delikate nga të gjitha, ajo e Alvaro Moratas!

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Chelseas, tekniku Sarri ka bërë rrëfimin e bujshëm mbi sulmuesin spanjoll që ka shënuar vetëm 9 gola në 24 ndeshje. “Morata është potencialisht një futbollist i shkëlqyer dhe ka karakteristikat për të luajtur në skuadrën time, por një muaj më parë më tha se dëshironte të largohej. Ishte shumë e vështirë për atë të jepte 100% për faj të situatës së tij psikologjike. Është shumë i përshtatshëm për futbollin tim, por situate ndryshoi në muajin e fundit dhe u detyruam të ndryshonim edhe ne”, deklaroi trajneri Sarri.

Tekniku Italian, gjithsesi mund të qajë vetëm me njërin sy, pasi në vend të spanjollit në fakt në “Stamford Bridge” ka mbërritur një prej nxënësve të tij. “Në merkaton e janarit është e vështirë të blesh sulmues të shkëlqyer. Gonzalo ishte në një situatë të veçantë, tentuam dhe ia dolëm ta merrnim”, sqaroi Sarri.

Related posts

“SEX SYMBOL“/ Wanda Nara me imazhin e fundit merr emrin “Mbretëresha e provokimit” (FOTO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “ALLIANZ STADIUM”/ Kampionët e Italisë marrin një fitore të vuajtur ndaj Bolognas

Delo.autor

ROMA-REAL MADRID/ Zidane vazhdon me eksperimentin e tij, por Gareth Bale… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment