Futboll Sport

U SHKARKUA NGA TIRANA/ Emanuel Egbo: Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them…

Emanuel Egbo nga dita e djeshme nuk është më trajner i Tiranës, teksa drejtuesit e shkarkuan pas disfatës së skuadrës në Kupë nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi.

Trajneri ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë një bashkëbisedim me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa në postimin e tij shkruan: “Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them lamtumirë”.

Trajneri nigerian riktheu titullin kampion te Tirana pas plot 11 viteve, por kjo nuk e shpëtoi atë nga shkarkimi, teksa mjaftuan dy humbje radhazi për t’iu dhënë duart.

Vendin e Egbosë te Tirana e mori Nevil Dede, i cili u prezantua ditën e sotme nga klubi bardheblu, aty ku ai ka qenë edhe në të kaluarën.

Related posts

MOTO GP E “PARALIZUAR” NGA KORONAVIRUSI/ Anulohen dy gara të tjera, shtyhet nisja e Botërorit 2020

Delo.autor

Cikël dokumentarësh për Juventusin

Q.Autor

Foto nga stërvitja/ RONALDO ndihet në formë pas LOTËVE në “Mestaja”

Isa.Autor

Leave a Comment