Futboll La Liga Sport

“KAM FJETUR ME NËNËN TIME DERI NË MOSHËN 17 VJEÇ”/ Ish-mbrojtësi i Real Madrid: Ja çfarë më tha babai kur rruajta kokën

Kapiteni i Portos, Pepe zbuloi së fundmi detaje të pazakonta nga jeta e tij. Ish-mbrojtësi i Real Madridit tregoi për “Tribuna Expresso” se ka qenë një fëmijë i përkëdhelur, madje ka fjetur me prindërit deri në moshën 17-vjeçare, moment kur erdhi në Portguali.

Ndërkohë, Pepe tregoi se ka rruajtur kokën për herë të parë në moshën 8-vjeçare. Edhe pse e ëma e paralajmëroi se babai do ta ndëshkonte, i ati i tij e përgëzoi.

“Sa i përkëdhelur kam qenë? Deri në momentin që kam ardhur në Portugali në moshën 17-vjeçare, kam fjetur me nënën time. Isha i rritur dhe flija me prindërit e mi, kështu që ma do mendja se babait tim nuk i ka pëlqyer që flija shpesh me ta.

Hera e parë që rruajta kokën? Isha 8 vjeç. Shkova te beriberi dhe i kërkova të më bënte një stil qethjeje ushtarak. Shkova në shtëpi dhe mamaja më tha: ‘Perëndi, çfarë ke bërë?! Babai do të të vrasë’. Kur erdhi babai më tha se isha qethur si burrë. Jam rritur si njeri kur lindën vajzat e mia”, rrëfen Pepe.

Related posts

“BRAND FINANCE” PUBLIKON LISTËN/ Real Madridi rikonfirmohet klubi më i vlefshëm në botë, ja “top-10” e futbollit

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ ZIKALTRIT mbërrijnë në MADRID, MODRIC pranë INTERIT

Isa.Autor

ESPN REPORTAZH PËR KOSOVËN/ Rrëfen rrugëtimin e përfaqësuese nga 2008 tek Euro 2020

Delo.autor

Leave a Comment