Futboll Kategoria Superiore Sport

U TENSIONUA SITUATA NË FUSHË/ Sherri në fundin e pjesës së parë në Teuta-Tirana, gjithçka nisi për një faull (VIDEO)

Në minutën e 46-të të ndeshjes Teuta-Tirana (o-1), pas goditjes së futbollistit Sasraku ndaj portierit Stivi Frashëri, plas një sherr një kufijtë e zonës. Sasraku tenton të shënojë, por gjatë tentativës për të gjuajtur topin, shkakton goditje dënimi ndaj portierit Frashëri, për të cilën ai nuk ishte dakord.

Pas kësaj sulmuesin bardheblu nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ka nisur të përplaset me futbollistët kundërshtarë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet, me sulmuesin që pas përplasjes ka shtyrë me duar Lorenco Avdylin, duke e përplasur atë në tokë. Vangjeli dhe Aleksi janë më aktivët, por në fund gjyqtari nuk merr parasysh asgjë dhe ndëshkon sherrxhinjtë me kartonë të verdhë. Lojtarët e Teutës në fund të pjesës së parë kërkojnë llogari te gjyqtari për rastin e Sasrakut. Të njëjtën gjë bën edhe Kristi Vangjeli.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN/ Ish-lojtari i Milan-it nuk ka ndërmend të tërhiqet, në fushë edhe në moshën 40 vjeç

Delo.autor

Courtois hedh në gjyq ish-trajnerin e Belgjikës

Sadik.Autor

SIGUROI NGJITJEN NË SERIE A/ Benevento dhe Filippo Inzaghi arrin akordin me sulmuesin e njohur

Delo.autor

Leave a Comment