Futboll Kategoria Superiore Sport

NDEROI KRUNATËT NË MINUTAT E FUNDIT/ Sebino Plaku: Ky Kastriot ka entuziazëm

I futur në fushë në minutën e 82-të, Sebino Plaku rezultoi vendimtar duke i dhënë një barazim të vyer Kastriotit në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit. I pyetur nëse kjo ishte “kartolina” e rikthimit në Superiore për të dhe për Kastriotin, për “Panorama Sport” Plaku deklaroi:

“Kështu do doja ta quaja dhe unë, ngjan si e tillë, pasi nga ndeshja e fundit që erdhi me Laçin ishte momenti më i mirë, largimi prej një viti dhe rikthimi po prapë në ndeshje me Laçin, një koincidencë shumë e bukur që përfundoi në këtë mënyrë. Të them të drejtën kemi entuziazëm, dhe do të jetë problem për çdo ekip që do ta ketë si kundërshtar”.

Më pas 35-vjeçari tregon se si ndihet në një ekip që ka shumë të rinj në përbërje: “Që ditën e parë që kam ardhur këtu kam thënë që do mundohem edhe unë të jap kontributin tim apo do dorën time te kjo pjesë. Eksperiencën që kam kaluar t’ia bashkëngjisim këtij entuziazmi që kanë lojtarët e ri, dhe pse jo të bëjmë diçka të bukur dhe të gjatë këtu te Kastrioti”.

I pyetur se sa gola mund të arrij këtë sezon, sulmuesi tha: “Më mjafton ky gol si fillim, të më japë entuziazmin e duhur apo për të nisur punën nga fillimi te Kastrioti. Megjithatë, mendoj se do të shënoj edhe gola të tjerë në vazhdim”.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Gjermani-Spanjë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Ronaldo drejt United? Ky vendim i ‘Djajve të Kuq’ shuan shpresat e portugezit

Q.Autor

HIGUAIN KËRKON TË QENDROJË TEK JUVENTUS/ Flet Babai i sulmuesit: Mund ta mbyllë karrierën e tij tek…

Delo.autor

Leave a Comment