Futboll Kategoria Superiore Sport

XHAFERRI “THYEN” PREMTIMIN/ Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën. Ja premioja për kuqeblutë

Dhjetë milionë lekë të vjetër janë shpërndarë nga presidenca e Vllaznisë për fitoren e skuadrës së tyre në klasiken me Tiranën. Edhe pse sponsori Xhaferi kishte deklaruar se do të shpërndante 6 milionë lekë premio në fund është vendosur që të shpërndahen 10 milionë lekë premio.

Kuqeblutë ia dolën që të fitonin 3-2 në sfidën me Tiranën. Skuadra e Vllaznisë për herë të parë pas shumë vitesh e sheh veten në krye me nëntë pikë të plota në tre javë kampionat.

Paçka se duhen edhe 33 javë, kuqeblutë ëndërrojnë që të sjellin në Shkodër titullin e 10-të kampion. Një titull që mungon prej 2001-it.

Related posts

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Delo.autor

SERIE A/ Di Francesco i hap dyert Balotellit: E kam kërkuar që te Sassuolo

Sadik.Autor

West Ham thellon krizën e Man United, thembra e Rashford s’mjafton, Mou pritet të…

Isa.Autor

Leave a Comment