Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PLANI/ Eriksen ndërron fanellë, por jo qytet. Milani dhe Interi gati për shkëmbimin e bujshëm

Pas shumë audicionesh për pra pavijën, kandidati fitues mund të jetë një holandez. Bëhet fjalë për Per Shurs të Ajaksit. I formuar në akademinë e “Harkëtarëve”, qendërmbrojtësi është prej tri sezonesh pjesë e ekipit të parë ku në sezonin aktual ka grum- bulluar gjashtë prezenca në kampionat dhe dy në Ligën e Kampioneve, teksa në total ka 21 ndeshje me ekipin.

Për specialistët e sektorit shihet si një pasues i Matajs de Ligtit ndaj Milani mund të nxitojë për të siguruar shërbimet e 20- vjeçarit për të cilin do të mjaf- tonte një investim i përmbajtur prej 15 milionë eurove. Shurs është emri i piketuar nga Paolo Maldini që në ditët e fundit ka rilidhur kontaktet me Barcelonën për një tjetër lojtar për prapavijën.

Për këtë rast bëhet fjalë për Emerson Rojalin i cili u përket katalanasve, por prej dy sezonesh është pjesë e Betisit të Sevijes ku paraqitjet e tij nuk po kalojnë pa u vënë re nga klubet më të mëdha europiane. Kuqezinjtë kanë nevojë për një zëvendës të Teo Hernandezit.

Për këtë rol iu besua Diogo Dalos që ka ardhur si i huazuar nga Mançester Junajtidi, por portugezi luan me të djathtën çka nuk e ndihmon në rolin e zëvendësit të francezit. Duke qëndruar te Rojal, Maldini mund të tentojë goditjen që në janar me brazilianin që do t’i bashkohej kuqezinjve, në rastin më të keq, në verën e vitit 2021.

PLANI BOMBASTIK – Pavarësisht profileve të mësipërme, emri i bujshëm që mund t’i bashkohet Milanit është Kristian Eriksen. Ai nuk po gjen ritmin tek Interi për shkak edhe të skemës e kjo mund ta detyrojë të kërkojë fatin gjetkë. Në rastin e kuqezinjve nuk do t’i duhej as të ndryshonte banesë.

Danezi shihet si zëvendësues ideal i Hakan Çalhanoglusë në rast se ky i fundit i dorëzohet joshjes së Mançester Junajtidit. Anglezët monitorojnë prej kohësh turkun kontrata e të cilit me “Djallin” skadon në vitin 2022. Në rast se nuk rinovon, ai mund të zbarkojë në “Old Trafford” për 30 milionë euro, me shumën që mund të përdoret për të arritur tek Erikseni.calhanoglu.milan.bodoglimt.2020.2021.scatto.750×450

Në fakt, për 28-vjeçarin e Interit nevojiten 50 milionë euro, por për drejtuesit milanistë ai është pasardhësi ideal i Çalhas në qendër të treshes së fan- tazistëve për 4-2-3-1 e Piolit. Rrugët e merkatos nuk kanë fund e duke parë interesin zikaltër, nuk mund të përjashtohet as këmbimi kokë me kokë mes futbollistëve pasi thuhet se trajneri Konte preferon një fantazist me karakteristikat fizike të Çalhanoglusë.

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Xhaka: Bëmë gjithçka keq, përgjegjësia është e jona

Isa.Autor

Chelsea favorit, por shumë klube duan mbrojtësin e United…

Sadik.Autor

KOSOVË-SUEDI/ “Dardanët” kërkojnë surprizën dhe sfidojnë bomberin Ibrahimovic (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment