Futboll Kategoria Superiore Sport

“E KUQJA TËRBON DEMIN DHE JO MË TIRANËN”/ “Basti” i Asanit: Kthejmë Partizanin kampion N

Jasir Asani është rikthyer te Partizani pas huazimit dhe shikohet si një udhërrëfyes për ekipin në arritjen e suksesit në sezonin e ri. Në ndeshjen e Kupës ndaj Ilirisë, 25-vjeçari ishte ndër më të mirët në fushë duke treguar se gëzon formë të shkëlqyer. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Asani flet gjerë e gjatë, ku sipas tij, Partizani është për titull edhe pse nuk ka bërë merkato. Këtë e bazon te trajneri Daja, që gëzon mentalitet kampioni, por edhe grupi ekziston.

 

Asani beson te shpërthimi i “BAM”- it, si dhe vlerëson pjesën tjetër të sulmit, pikërisht Solomonin. Jasiri tregon edhe rivalët e “demave” dhe ka bindje se Partizani do të kthejë dominimin në derbi, pasi e kuqja tërbon demin, jo më bardheblutë, që sipas tij, i kanë mundur rregullisht. Sa i përket rinovimit, Asani ia le kohës, por merakun e ka te fanella me numrin dhjetë, që klubi ka vendosur që të mos e marrë asnjë lojtar për momentin.

Jasir, ishe më i miri për të kuqtë në Kupë. Nga erdhi ky shpërthim?

Kishim porosi nga trajneri Daja që ta vlerësonim maksimalisht takimin dhe ta zgjidhnim sa më shpejt, pasi i druheshim ndonjë surprize të pakëndshme të kundërshtarit. U mundova të bëj më të mirën dhe mendoj se ia kam arritur, pasi realizova një gol dhe shërbeva me asist në 2 gola të tjerë. Jam i lumtur pa diskutim dhe shpresoj të vazhdoj me këtë formë të mirë.

U patë në disa raste gjatë ndeshjes që ndryshonit krah sipas dëshirës duke vepruar si lojtar i lirë. Çfarë strategjie ishte kjo?

Edhe këtë gjë e kam porosi nga trajneri që të lëviz sa më shumë duke ndërruar krahët për të turbulluar sa më shumë kundërshtarin. I praktikoj edhe në stërvitje dhe ndeshje kontrolli këto lëvizje dhe kësh- tu që mësohuni me pozicionin tim të ri, që është i vështirë të kuptohet.

Me merkaton e bllokuar, ju do të jeni një nga lojtarët kryesorë të Partizanit këtë vit, çfarë synoni këtë edicion?

Të punoj sa më shumë është objektivi i përhershëm, më pas të tjerat vijnë. Ndaj nuk dua të rresht së stërvituri. Madje, edhe këto javë me teknikun Daja jam stërvitur nga dy herë në ditë duke punuar pa fund për një sezon të mirë. Do të vazhdoj me këtë ritëm stërvitjeje dhe pse jo, të bëj një sezon mbresëlënës.jasir asani partizani

Si e shikoni Partizanin e këtij sezoni, kur dihet se nuk bëri merkato?

Normal çdo ekip do kishte qejf të bënte merkato sepse në çdo rrethanë skuadrat kanë nevojë për përforcime lojtarësh. Gjithsesi, unë mendoj se Partizani e ka ekipin për të dalë kampion. Them kështu sepse në ekip janë një pjesë e mirë nga grupi që kemi dalë kampion. Nëse jemi të gjithë bashkë, besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha në vazhdim.

Vërtet, ky ekip i ka mundësitë reale që të fitojë titullin?

Sigurisht sepse Partizani gjithmonë e fillon sezonin për të arritur qëllimet, ku pa dyshim synohet titulli kam- pion dhe trofeu i Kupës. Do të japim gjithçka në fushë për të dalë kampion. Ekipi është në rrugën e duhur dhe besoj se do t’ia dalim në fund.

A mund ta ktheni këtë sezoni, dominimin që keni pasur për disa kampionate në derbi, pasi nga Tirana kur gjejnë rast ju thumbojnë?

Normalisht që po. Me gjithë qejf e presim ndeshjen me Tiranë. Mos të harrojmë se ngjyra e kuqe tërbon edhe demin (qesh). Tiranën e kemi mundur gjithmonë, por do t’ia lejmë kohës dhe kur të vijë derbi do të flasim se kush do të fitojë.

Related posts

SKANDALI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Tenistja Peng: S’kam thënë se jam dhunuar, shumë gjëra janë keqinterpretuar

Delo.autor

GOLASHËNUESIT/ As Kane, as Gerrard. “Boxing Day” njeh vetëm një mbret

Delo.autor

SFIDA NDAJ CAGLIARIT/ Nuk po aktivizon De Light prej 4 ndeshjesh, Sarri tregon arsyen

Delo.autor

Leave a Comment