Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E YLLIT TË PSG-SË/ “L’Equipe”: E ardhmja e Mbappe në Angli, ose tek…

Një burim i afërt me lojtarin konfirmon për “L’Equipe” se, për shkak të krizës aktuale ekonomike, shumë pak skuadra mund të tentojnë nënshkrimin me sulmuesin. Dy javë më parë, Leonardo, drejtori sportiv i PSG, deklaroi se do t’i intensifikonte negociatat për rinovimet e Neymar dhe Mbappé. Pavarësisht krizës së shkaktuar nga koronavirusi, qëllimi i klubit parizien është që t’i mbajë dy yjet edhe përtej sezonit të ardhshëm. Të dyve iu përfundojnë kontratën më 2022, teksa Leonardo do të përpiqet t’i bindë që të vazhdojnë në kryeqytetin francez.

Sidoqoftë, bisedimet me Mbappé për një zgjatje të kontratës nuk kanë filluar ende. Ambienti i lojtarit siguroi “L’Equipe” se, nëse nuk do të vazhdonte në Paris, vetëm ekipet e Premier League dhe Real Madridi mund ta blejnë atë. “Los Blancos” nuk bënë asnjë përforcim gjatë verës së këtij viti me qëllim që të përgatiten financiarisht për sulmin ndaj Mbappe.

Ylli i kombëtares franceze nuk i është përgjigjur ende ofertës së Leonardo për ta rinovuar kontratën. Kërkesa për këtë i është bërë që në mes të sezonit të kaluar. Një propozim që, përtej përpjekjes për ta siguruar atë, do ta vendoste në të njëjtën shkallë page si Neymar. Lojtari është ende duke pritur për një propozim tërheqës, jo vetëm ekonomikisht, por edhe sportivisht. Nëse Leonardo nuk i ofron atij një ekip konkurrues, me aspirata për të fituar Ligën e Kampionëve, negociatat mund të mos jenë pozitive.

Për momentin, PSG nuk ka bërë ndonjë ofertë për Neymar dhe Mbappé, siç raportohet nga “L’Equipe”. Negociatat me ish-lojtarin e Monaco u bllokuan në mars për shkak të koronavirusit. Një krizë që mund të komplikojë rinovimin e tij, pasi Leonardo duhet të bindë yllin francez me një kontratë milioneri, ndërsa humbjet e klubit kanë lëvizur midis 100 dhe 150 milion eurove këtë sezon. Leonardo ka frikë të mbërrijë qershori 2021 pa rinovuar me Mbappé, pasi nga vera e ardhshme atij do t’i mbetet një vit nga kontrata aktuale. Për pasojë, vlera e tij e tregut do të zvogëlohet ndjeshëm.

Related posts

“NJË SHEKULL” PËR RAMOS/ Ja “SKANERI” i 100 golave të kapitenit goleador

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Arbitri kryesor i finales në “Wembley”: Është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime

Delo.autor

FITORE ME GOLEADË/ “Blutë e Londrës” shkatërrojnë Dynamion e Kyivit dhe kualifikohet

Delo.autor

Leave a Comment