Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Reali i pakënaqur me Zidane, francezi tërboi ekipin për Marcelon dhe Isco

Zinedin Zidan luajti me zjarrin dhe “u dogj”. Trajneri francez i surprizoi të gjithë me formacionin zyrtar kundër Valencias. Hazard dhe Kasemiro mungonin për shkak se janë të prekur me Koronavirus, por trajneri la jashtë edhe Mendinë dhe Toni Krosin për të aktivizuar Marselon dhe Iskon. Këto lëvizje ishin të papritura dhe përveçse befasuan kundërshtarin, befasuan edhe vetë madrilenët: tifozët, drejtuesit dhe vetë lojtarët e Realit. Edhe ata nuk i kuptuan këto lëvizje. “Nuk ka asnjë shpjegim për ndeshjen që bëmë”, tha trajneri pas ndeshjes. Të njëjtën gjë menduan edhe vetë lojtarët, teksa dëgjonin nga goja e trajnerit formacionin titullar kundër Valencias. Futbollistët shohin, studiojnë, analizojnë ndeshjet dhe besimi nuk është si më parë. E dinë shumë mirë se cili nga shokët e tyre është mirë dhe cili nuk po kalon një formë pozitive.

Për këtë motiv, nuk e kuptuan mungesën në skuadrën titullare të lojtarëve si Toni Kros apo Mendi për të aktivizuar Iskon apo Marselon. Duhet të theksojmë faktin që respekti i lojtarëve në drejtim të Zidanit është total dhe absolut, por disa prej tyre nuk i kuptojnë ndonjëherë arsyet pse i bën këto lëvizje. Mendi nuk luajti asnjë minutë dhe nuk është grumbulluar nga kombëtarja e Francës. Kjo do të thotë që duhet të luante patjetër në këtë sfidë. Toni Kros ishte sërish një nga lojtarët që qëndroi në stol, i cili vlerësohet maksimalisht nga dhoma e zhveshjes për kontrollin e lojës, për ritmin dhe pasimet.

AUTOKRITIKË – Lëvizjet e trajnerit (edhe pse jo vetëm ato) sollën humbjen 4-1 kundër Valencias. Disa prej lojtarëve e justifikuan prezencën e tyre, ndërsa të tjerë aspak. Konkurrenca e madhe brenda grupit e udhëhequr nga Serxho Ramos është një nga motivet pse Reali funksionon siç duhet dhe lojtarët e dinë që duhet të jenë gjithmonë në formë për të luajtur. Mes tyre, lojtarët bënë autokritikë dhe folën me njëritjetrin për ndeshjen e bërë duke theksuar se humbën 3 pikë të arta në garën për titullin kampion. Nuk folën as për VAR-in dhe as për aksionet me polemika që pati në këtë ndeshje. E kuptuan që gabuan edhe vetë, por edhe trajneri. Presidenti Florentino Perez mundonte në “Mestaja”, por vetë lojtarët bënë diskutime të shkurtra dhe debat për atë që ndodhi në fushë. Kur të rikthehen nga kombëtaret, duhet të përmirësohen dhe të mos bëjnë më performanca të tilla.

Related posts

Zinedine Zidane publikon skuadrën me 24 lojtar të Realit për finalen e Championsit

Sadik.Autor

Nuk u transferua te Man United, tifozët e “Djajve” TALLEN KEQ me Boateng (VIDEO)

Isa.Autor

Ibrahimovic-United, divorc që në janar? E presin në SHBA dhe Kinë…

Q.Autor

Leave a Comment