Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ SAMPDORIAS/ Conte: Ndeshje e çuditshme, nuk mund të bëj më shumë…

Antonio Konte e ka quajtur si të çuditshme ndeshjen e Interit ndaj Sampdorias, ku zikaltërit u mposhtën me rezultatin 2-1. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u shpreh se skuadra e tij krijoi shumë raste por ishin pa fat për të marrë rezultat pozitiv.

“Ishte ndeshje e çuditshme. Ne kishim një penallti, atë e gabuam, pastaj u ndëshkuam nga një tjetër penallti. Ne krijuam shumë dhe po luanim mirë, ishte një ndeshje e çuditshme. Edhe pasi u gabua penalltia, ne kishim mundësinë për të shënuar, por prapë nuk ia dolëm.

Mungesa e Lukaku? Nuk ishte hera e parë që luajmë pa Lukakun, ai nuk ishte në maksimumin e tij dhe kjo u pa kur u fut në fushë. Më vjen keq për rezultatin, pasi meritonim më shumë. Duhet të analizojmë gjërat pozitive dhe ato negative, për t’u përmirësuar. Ne u përpoqëm sot, por e kishim fatin kundër.

Mendoj se faza e sulmit ishte e shkëlqyeshme dhe të them të drejtën jam i kënaqur me sulmin. Na mungoi ekuilibri, veçanërisht në pjesën e parë, kur pësuam 2 gola. Megjithatë ne krijojmë shumë raste dhe sulmojmë me shumë lojtarë përpara

Futja e Eriksenit dhe merkato? Siç e kam thënë edhe më parë, unë i shfrytëzoj lojtarët sipas situatave. Ju e dini shumë mirë, unë jam në dispozicion të klubit për vendimet që marrin ata. Nuk mund të bëj më shumë se kaq. Klubi e di nëse ka nevojë skuadra për afrime apo për largime. Unë thjesht punoj këtu, gjithmonë, siç kam bërë që nga fillimi kur kam ardhur te Interi”, përfundoi Konte.

Related posts

RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Fusha shndërrohet në moçal. Anulohet ndeshja në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

Delo.autor

Nuk do ta besoni se nga cilat ekipe kërkohet Balotelli

Q.Autor

Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

Sadik.Autor

Leave a Comment