Futboll Sport

ZBULOHET STRATEGJIA E BUJSHME/ Laporta sjell yllin e Bayern Munich dhe një administrator tek Barcelona

Joan Laporta ka nisur të lëvizë, edhe pse ende nuk e ka vendosur 100% që të kandidojë për zgjedhjet presidenciale te Barcelona. Avokati i tij prej kohësh është duke studiuar situatën, por ish-presidenti ende nuk e ka të qartë. Për momentin ka disa emra në tavolinë.

Sipas medieve katalanase ai kërkon që të sjellë menjëherë Mateu Alemanin dhe David Alaban, nëse kandidon dhe zgjidhet president. Alemani do të jetë drejtori i përgjithshëm i katalansave nëse Laporta do të bëhet numri një i klubit. Alemani e ka mbyllur aventurën te Valencia për shkak të përplasjeve që kishte me pronarin Peter Lim. Sa i përket David Alabas, Laporta e mendon si lojtarin ideal për të forcuar mbrojtjen e krahut të majtë.

Për momentin është një nga lojtarët që i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe nuk do të rinovojë me Bajernin. Bavarezët tërhoqën ofertat për rinovim me lojtarin ndërsa ky i fundit tha pardje në konferencën për shtyp se ndihej i tradhtuar nga kampionët e Gjermanisë. Arsyeja? Bajerni i kishte ofruar atij një ofertë për të luajtur në një skuadër tjetër. Teksa fundi duket afër, lojtari pritet të gjejë një tjetër skuadër.

“Bild” shkruan se Reali i Madridit dhe Barcelona janë dy nga skuadrat që janë të interesuara për lojtarin. Por ky i fundit duket se është shumë i shtrenjtë për spanjollët. Austriaku kërkon jo më pak se 11 milionë euro në sezon, dhe kjo është një shumë që nuk mund të mbulohet nga skuadrat në fjalë. Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe një kalim i tij në Angli te Mançester Siti ose Junajtidi.

Related posts

”CRISTIANO RONALDO APO RONALDO FENOMENI” / Flet Figo lojtari që ka lojtur me të dy legjendat

Isa.Autor

“AJO ËSHTË TERSI”/ Tifozët të Arsenalit kërkojnë që Kim Kardashian të mos lejohet të hyjë më në stadiumin “Emirates”

F.autor

HEROI I RUSISË NË KUPËN E BOTËS/ Denis Cheryshev nën hetim për doping

Isa.Autor

Leave a Comment