Futboll La Liga

Historia e një fëmijë që insiston, si e siguroi ai autografin e Ronaldos

Një fëmijë ka përmbushur ëndrrën e tij, duke arritur që të merrte nënshkrim nga Cristiano Roanldo, ani pse nuk e takoi fare atë

Kur dëshiron diçka më të vërtetë, atëherë edhe mund ta arrish. Këtë e tregon historia e një djaloshi, pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Betis dhe Real Madrid.

Ai me babin e tij ka pritur pas ndeshjes te autobusi i Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Roanldos.

Portugezi hyri në autobus pa e dëgjuar djaloshin, i cili disa herë tentoi t’i ofrohej autobusit të adrilenëve.

Fillimisht ai mori një autograf nga Nacho, por nuk ishte i kënaqur dhe kërkonte më shumë.

Pas disa herëve insistim, djaloshi takoi dhe Dani ceballos, i cili përveç që ia nënshkroi fanellën, ia dërgoi edhe portugezit brenda autobusit.

Djaloshi në fund u largua i lumtur duke falënderuar Ronaldo dhe përmbushur ëndrrën e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=mFnCe7pYDdE

Related posts

ZYRTARE/ Celedes emërohet trajner i Valencias

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi i Brazilit shënon super gol në Kupën e Amerikës, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

PAS “DËSHTIMIT” NË FUTBOLL/ Kevin Prince Boateng vjen me një këngë të re (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment