Futboll Sport

ZBULON POROSINË E DHËNË NGA DREJTUESIT/ Shkodrani Vecaj: Më bindi projekti i klubit

Uendi Vecaj ka gjetur “shtëpinë” në Burrel. Ish-lojtari i Vllaznisë, Teutës, Laçit dhe i Dinamos së Zagrebit është më shumë se i lumtur për formën si ka nisur aventura me matjanët. Teksa flet për “Panorama Sport”, ai na tregon edhe porosinë që kanë dhënë drejtuesit.

“Mendoj që kampionatin e kemi nisur mbarë dhe jam shumë i lumtur, që kam arritur të kontribuoj me gol në ndeshjen e fundit. Kjo fitore nuk na ka bërë aspak euforikë dhe jemi të gjithë me këmbë në tokë. Nuk ka neglizhencë e nënvlerësim për asnjë skuadër.

Udhëzimet e drejtuesve e të stafit teknik janë që çdo përballje të vlerësohet si finale. Ne këtë po bëjmë. Fryma e grupit është shumë e mirë dhe ajo do të na çojë drejt suksesit. Burreli është një ekip me emër dhe detyra jonë është ta ngremë ekipin aty ku e meriton, në Superiore”, u shpreh mesfushori shkodran.

Related posts

ËSHTË BLERJA E RE E BARCELONËS/ Junior Firmo lëshon “bombën”: Messi bir kur*e…

Delo.autor

“TEUTA KUNDËRSHTAR I VËSHTIRË”/ Egbo: Presim që për nesër të kemi gati Bathën dhe Torasën

Delo.autor

LIGA E KOMBËVE/ Deshamps nxjerr lisën: Shumë yje pa grumbulluar, por nuk ka ndryshim nga…

Isa.Autor

Leave a Comment