Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Tronditet Tirana, eliminohet nga Korabi. Feston Dinamo, Teuta “shuplakë” Kastriotit

Startuan në orën 13:30, tre sfidat e vlefshme për Grupin A të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Vetëm një skuadër arriti ta zgjidhte takimin gjatë 90 minutave. Ajo ishte Teuta, që mposhti me rezultatin 5-0 Kastriotin në “Niko Dovana”, Vlen të theksohet fakti se trajneri Ndreu, la pushim pjesën më të madhe të titullarëve, duke bërë ndryshime të shumta në formacion.

Ndërkohë për sa i përket 2 sfidave të tjera, kohët e rregullta u mbyllën në barazim. Bylis-Dinamo 1-1 dhe Tirana-Korabi 0-0. Këto dy sfida do të shkojnë në shtesë. Në rast se edhe gjatë 30 minutave të shtesës nuk ka fitues, atëherë gjithçka do të përcaktohet nga pika e bardhë e penalltisë. Në sfidën që është duke u luajtur në “Skënder Halili”, atë mes Tiranës dhe Korabit, duhet theksuar se miqtë nga Puka luajnë me 10 lojtarë prej minutës së 68-të pas daljes me karton të kuq të Dukës.

Related posts

LUIS ENRIQUE PËRJASHTON DEMBELE/ Sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

F.autor

Milani nuk trembet nga UEFA, Fassone premton 2-3 blerje

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Delo.autor

Leave a Comment