Sport Të tjera

U PËRJASHTUA NGA “US OPEN” PASI GODITI ME TOP GJYQTAREN/ Reagon tenisti Djokovic: Ndodhi pa kurrfarë qëllimi…

Novak Djokovic ka kërkuar falje që e ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave në US Open, duke thënë se ndien keqardhje që i ka shkaktuar asaj aq shumë stres.

Numri një i botës, Djokovic u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti, transmeton Gazeta Express.

Tenisti serb i nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.

“Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.

“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.

Pas një diskutimi të gjatë, Djokovic u përjashtua nga US Open nga zyrtarët e turneut amerikan.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde.

Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet. /Gazeta Express/

Related posts

NIS SEZONIN ME TROFE/ Chelsea, superkampion i Europës

F.autor

“AIR ALBANIA” ËSHTË GATI/ Zbulohet shuma që merr fituesi i Conference League

F.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë me 9 gola të shënuar: RONALDO me të kuq, Juventus çudit me rezultatin

Isa.Autor

Leave a Comment