Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN ME TRAJNERIN E BARCELONËS/ Suarez: Koeman më telefonoi për të më thënë se…

Luis Suarez është bërë tashmë një pikë e fortë e Atletico Madrid.

Pistolero, që ka shënuar në ndeshjen e fundit të La Liga-s, është kthyer të flasë për Barcelona-n dhe marrëdhënien e tij me Ronald Koeman në një intervistë të dhënë për AS.

“Marrëdhënia ime me Koeman është bazuar te profesionalizmi. Pasi më ka thënë në një telefonatë se duhej të largohesha, i kam thënë se deri në momentin që Barcelona nuk do të gjente një zgjidhje të përshtatshme për mua, do të vazhdoja të stërvitesha me klubin”, ka pranuar Suaez, duke konfirmuar mënyrën me të cilën trajneri holandez i ka treguar derën uruguaianit.

“Në një moment të caktuar Koeman e ka kuptuar situatën time dhe kur ka ardhur momenti, më ka thënë se nëse nuk do të gjenim klubin e përshtatshëm për mua, do të më linte të qëndroja te Barcelona”.

“Më pas gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Atletico Madrid. Ky klub më ka bërë të ndihem përsëri një lojtar të vlerësuar. Doja të gjeja një zgjidhje menjëherë dhe fatmirësisht e kemi gjetur”.

Related posts

Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, prezantohet nesër

Sadik.Autor

SAKRIFICA PËR TË ARRITUR OBJEKTIVAT/ Salah zbulon njeriun që nuk e lejoi të dorëzohej…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment