Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ As Sarri as Spalleti, Fiorentina habit me trajnerin e ri

Fiorentina shkarkoi ditën e sotme Giuseppe Iachinin, ndërsa trajneri i ri i skuadrës është Cesare Prandelli. Ky i fundit është një ndër emrat më të njohur si teknik në Itali dhe shpresohet që të çojë ekipin përpara.

Interesant është fakti që Fiorentina nuk i ofroi kontratë as Sarrit e as Spalletit, pavarësisht se përfliteshin se mund t’i bashkohen vjolëve. Arsyeja është e thjeshtë, pasi Sarri paguhet nga Juventusi, ndërsa Spalleti paguhet nga Interi.

Fiore doli me deklaratë zyrtare ku njofton bashkëpunimin me teknikun e ri. Iachini ishte rast unik gjatë ditës së sotme, pasi u konfirmua dhe u pushua brenda një harku kohor prej 60-70 minutash.

Related posts

RIVALDO “MASAKRON” DEMBELE/ “Qan” Suarez dhe lartëson Koeman. Ja këshillat e legjendës për Barcelonën

Delo.autor

Manchester United, “Old Trafford” mund të ndryshojë emër për 30 milionë

Q.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ City e dinte prej 1 viti përjashtimin, betejë ligjore në CAS duke përmendur dy klubet e mëdha…

Delo.autor

Leave a Comment