Futboll Seria A Sport

E KONFIRMUAN DHE MË PAS I SHKARKUAN/ Veprimi amatoresk i klubit të Serisë A me trajnerin

Një situatë aspak profesioniste u regjistrua ditën e sotme në klubit e Fiorentinës. Bëhet fjalë për trajnerin Bebe Iakini i cili nuk do të jetë më nën drejtimin e skuadrës “vjollcë”.

Mediat italiane kanë arritur të zbulojnë prapaskenat e çuditshme. Deri në orën 18:30, Iakini ishte i bindur që do të qëndronte në krye të Fiorentinës, pas telefonatës me presidentin. Por situata ndryshoi rrjedhë në mënyrë krejt të papritur.

Shkaktarë për këtë gjë ishin dyshja Barone-Prade, që bërën presion te presidenti Komiso, për të ndryshuar trajnerin, duke arritur akordin me Çezare Prandelin.

Shkarkimi iu komunikua trajnerit Iakini, disa minuta pasi lajmi u shpërnda në mediat italiane. Një situatë sureale kjo. Teksa për ta konfirmuar dhe për ta shkarkuar më pas u deshën vetëm 1 orë e gjysëm.

Related posts

RRËFIMI I RRALLË/ “Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë”

F.autor

E BUJSHME/ SOLARI NUK BIND: REALI gati të emërojë trajnerin që ka FITUAR BOTËRORIN

Isa.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Delo.autor

Leave a Comment