Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Reja ndryshon listën, dy afrime surprize për Shqipërinë. Ja emrat…

Shqipëria do të ketë probleme me lojtarët ashtu si në grumbullimin e tetorit. Masat e marra nga qeveritë e vendeve të ndryshme mund të pengojnë futbollistët që t’u bashkohen ekipeve kombëtare. Trajneri Edy Reja do të ketë sërish probleme me listën përfundimtare të lojtarëve. Telesport e paralajmëroi diçka të tillë, ndërsa tani erdhi njoftimi zyrtare nga zyra e shtypit të Federatës.

Njoftimi – “Zyra e shtypit të FSHF-së bën me dije se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane i kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi.

“Konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Giacomo Vrioni, i cili është dëmtuar. Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri”, – shkruhet në faqe.

Related posts

SHAKHTAR DONETSK-MANCHESTER CITY/ Guardiola me mungesa në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FITORE PËR INFARKT/ Gatuzo: Nuk isha skarco dje, por mos më bëni gjeni tani…

Isa.Autor

TRONDITET PARISI/ NAPOLI i jep “leksione” parizienëve me një gol të “çmendur” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment