Futboll Sport

46 GOLA NË 13 NDESHJE/ Askush si Bayern Munich i Flick në Champions

Në një deklaratë me disa rreshta, Bayern Munich e kishte paraqitur atë si një “trajner të përkohshëm”. Kur Niko Kovac u shkarkua, ideja e Rummenigge dhe Salihamidzic ishte të gjenin një emër të njohur. Ishte 3 nëntor 2019: Hans-Dieter Flick, 55 vjeç, ish-ndihmës i trajnerit Joachim Löw në kombëtaren gjerman, po përgatitej të zhvillonte seancën e parë stërvitore. Tashmë, mas 13 muajsh, ai e ka përmbysur botën bavareze. Nga trajner emergjence në faktor vendimtar; ai fitoi një kontratë të re deri në vitin 2023. Në sezonin e kaluar fitoi pesë trofe (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë, Liga e Kampionëve dhe Superkupa e Europës).

Asnjë si Flick në historinë e klubit bavarez. Ai u zgjodh trajner i vitit nga drejtuesit e Bundesliga dhe UEFA. Në Ligën e Kampionëve, që nga debutimi i tij në stolin bavarez, më 6 nëntor 2019 (2-0 kundër Olympiacos), Bayerni i tij udhëton me një mesatare rekord: 12 fitore radhazi dhe një barazim (të martën e kaluar ndaj Atletico Madrid, 1-1). Një skuadër që thyen dhe vendos rekord: 46 gola në 13 ndeshje të Champions-it, me 12 lojtarë në tabelën e shënuesve,që  nga Lewandowski te Gnabry, nga Sané te Coman. Dhe qëllimi tjetër nuk është sekret: Botërori i Klubeve, planifikuar në Katar, në fillim të shkurtit.

Related posts

Thomas Lemar: Jam penduar që nuk u largova nga Monaco

Sadik.Autor

PLAS TEK DERBI I MADONINËS/ Përplasje titanësh, IBRA-LUKAKU nuk mbajnë nervat dhe kapen mes tyre (VIDEO)

Delo.autor

I RIU DHE “PLAKUSHI”/ Ansu Fati e “Jashtëtokësori” shkëlqejnë tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment