Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Bashkëpunimi Ramos-Real Madrid, 50 arsyet pse kapiteni duhet të rinovojë

Ka shumë arsye që Serxho Ramos dhe Reali i Madridit të zgjatin bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Gazeta “MARCA” ka zbuluar 50 prej tyre, për atë që ai ka bërë dhe rekordet që mund të arrijë. Kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni, por madrilenët sigurisht që nuk do të heqin dorë kaq lehtë nga mbrojtësi i tyre, i cili është një nga më të mirët e historisë.

1. Për të qenë një nga lojtarët më të mirë të historisë së Realit dhe Spanjës.

2. Për të arritur më shumë se 500 ndeshje në La Liga me Realin.

3. Për të arritur 660 ndeshje me fanellën madrilene.

4. Për 5 La Ligat e fituara.

5. Për të qenë mbrojtësi goleador i La Ligës (74).

6. Për të qenë spanjolli me më shumë ndeshje në kombëtare.

7. Për të treguar se dora e hekurt nuk ekziston te Reali.

8. Për të qenë 34 vjeç dhe të duket si 24.

9. Për t’u treguar burri, që pranon uljen e rrogës.

10. Për Lisbonën.

11. Për “San Siron”.

12. Për Kardifin.

13. Për Kievin.

14. Për të shënuar me roveshatë në “Pizjuan”.

15. Për dy Kupat e Mbretit.

16. Për katër Superkupat e Spanjës.

17. Për katër Botërorët e klubeve.

18. Për tri Superkupat e Europës.

19. Për të arritur 16 sezone në Madrid, aq sa Kasijas e Raul.

20. Sepse ka shënuar gol në 16 sezone.

21. Sepse është kampion bote.

22. Sepse ka fituar dy kampionate Europianë.

23. Për të mbrojtur hapësirat e Marselos.

24. Për të qenë mbrojtësi i përfshirë më shumë herë në formacionin e FIFA-s.

25. Për të qenë mbrojtësi më i mirë i historisë në “Topin e Artë” të ëndrrave.

26. Për daljet e tij në sulm dhe golat e shënuar në minutat e fundit.

27. Për t’i thënë kundërsh tarit: Çohu se nuk të preka.

28. Për të bërë deklarata të shumta para ndeshjeve.

29. Për penalltitë e tij si Panenka.

30. Për të veshur fanellën e Ozilit poshtë fanellës së tij.

31. Për të gjitha rekordet që ka thyer dhe që i mbeten për të thyer.

32. Për golat e tij në zonën “Ramos”. Ka shënuar 24 herë nga minuta e 75 deri në 90- n.

33. Për të ngritur zërin përpara mediave. 34. Për Lisbonën. (Po. tjetër herë).

35. Për ta mbajtur shiritin me krenari.

36. Sepse kushtoi vetëm 27 milionë euro.

37. Për të arritur 1000 ndeshje zyrtare.

38. Për të arritur 200 ndeshje me fanellën e Spanjës.

39. Sepse pa të në fushë, statistikat në Champions janë dramatike.

40. Për të kujtuar shprehjen e Di Stefanos: Asnjë lojtar i vetëm nuk është më i rëndësishëm sesa të gjithë bashkë. 41. Për mënyrën se si kujdeset për trupin e tij.

42. Sepse ka 45 ndeshje me Barcelonën.

43. Sepse kurrë nuk relaksohet dhe nuk e lë skuadrën të relaksohet.

44. Sepse ka luajtur, luan dhe do të luajë edhe i dëmtuar.

45. Sepse çdo trajner e ka dashur gjithmonë në fushë.

46. Sepse kur flet ai, të gjithë heshtin.

47. Sepse është udhëheqësi i skuadrës.

48. Sepse është goditësi më i mirë i faulleve.

49. Sepse nga 21 penallti ka gabuar vetëm një.

50. Sepse është si një shkëmb.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ ZIDANE në Londër duke pritur telefonatën e klubit në kaos… (FOTO)

Isa.Autor

ÇËSHTJA “GRIEZMANN”/ Mori gjobën qesharake prej 300€, ja reagimi i Barcelonës

Delo.autor

CEREMONIA E HAPJES SË FINALES SË UECL/Zyrtarja e UEFA-s për “Tirana 2022”: Emocionuese, çdo gjë po shkon shumë mirë

F.autor

Leave a Comment