Futboll Premier League

Wenger: Nëse ikin Sanchez e Ozil, kemi gati zëvendësuesit

“Sanchez dhe Ozil u mbaron kontrata në fund të sezonit, por për momentin ata janë ende me ne dhe për sa kohë janë nën kontratë me ne do të luajnë. Nuk shqetësohem shumë nëse largohen, pasi në futboll ka edhe lojtarë të tjerë po kaq të rëndësishëm që mund t’i zëvendësojnë. Në rast se ata ikin, do të vijnë dy kampionë të tjerë”, tha Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, që duket se është i mërzitur nga telenovela që ka përfshirë dy nga yjet e skuadrës së “topçinjve”.

Trajneri francez ka ngritur tonet dhe u është përgjigjur kështu komenteve në rast se Ozil e Sanchez largohen nga skuadra e Arsenal. Gjasat janë që ata të largohen që në janar, në mënyrë që “topçinjtë” të arkëtojnë para, ndërsa në të kundërt, ata mund të largohen me parametrin zero në fund të sezonit.

Gjasat që ata të rinovojnë kontratën janë të pakta, ndaj Arsenal po lëviz që tani në merkato, për të afruar dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm, për të qenë sërish kompetitiv.

Related posts

E PABESUESHME/ Tonali realizon një EURO GOL nga goditja e dënimit ndaj Cagliarit (VIDEO)

Delo.autor

ZHDUKJA MISTERIOZE E AVIONIT/ Flet babai i sulmuesit argjentinas: Unë nuk di asgjë…(FOTO)

Delo.autor

RUSI 2018/ Hummels vendos datën e largimit nga Gjermania…

Sadik.Autor

Leave a Comment