Futboll Sport

ARSENALI NXJERR NË SHITJE GRANIT XHAKËN/ Ja dy skuadrat që e duan mesfushorin

Granit Xhaka nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali sipas medieve angleze. Mesfushori kosovar nuk është duke kaluar momente të mira në Londër dhe ndeshja e fundit ndaj Burnleyt ishte treguesi më i mirë.Xhaka humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, pasi kapu për fyti një futbollist kundërshtar.
Sigurisht që veprimi i tij u kritikua nga trajneri Mikel Arteta, por edhe nga tifozët dhe analistët anglez.

Daily Mail tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë afatit kalimtar të janarit. E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga. Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës.

Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.
28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër, derisa këtë edicion ka luajtur në total në 15 ndeshje, duke mos arritur të shënoj ose asistoj

Related posts

PËRSE REFUZOVE BARCELONËN DHE PSG-NË? Ja si përgjigjet De Ligt

Delo.autor

PLAS TEK SKËNDERBEU/ Skuadra bojkoton stërvitjen si një shenjë revolte për…

Delo.autor

NGA FORMACIONI MË I MIRË TEK MË I DOBËT/ Ja kush shkëlqeu dhe zhgënjeu në javën e 25 të Superiores…

Delo.autor

Leave a Comment