Futboll Seria A Sport

“PLAS” TE LACIO/ Lotito i zhgënjyer me Inzagin. Presidenti i vendos ultimatum trajnerit

Situata te Lacio nuk paraqitet aspak e qetë pas javës së 11-të të Serisë A. Së fundmi, presidenti i klubit Klaudio Lotito ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e ekipit bardhekaltër dhe mënyrën e menaxhimit të situatës prej teknikut Simone Inzagi. Madje, kreu i klubit lacial i ka vendosur ultimatum trajnerit se dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit ndaj Napolit dhe Milanit janë vendimtarë për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Lajmi raportohet mëngjesin e sotëm nga “Il Messaggero”, i cili shton se rinovimi i paralajmëruar i 44-vjeçarit pas kalimit të grupeve të Ligës së Kampioneve ka mbetur pezull pas barazimit me Beneventon. Mosmenaxhimi i mirë i skuadrës, 18 pikë pas 12 javëve konsiderohen si shkaqet kryesore të ftohjes mes Lotitos dhe Inzagit.

Related posts

“GRINTA NUK BLIHET NË FARMACI”/ Edi Reja: S’jam i kënaqur me 1 pikë, na mungoi vetëm… konkretizimi

Delo.autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Klopp: Fitorja e sotme ishte shumë e…

Delo.autor

ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar bashkohet me Istanbulsporin, sulmuesi 23-vjeçar arrin akordin klubin turk

Delo.autor

Leave a Comment