Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ West Brom ndal Kampionët e Anglisë dhe ndajnë pikët në “Anfield”

Liverpool nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër WBA-së në javën e 15-të të Premier League.

Një rezultat befasues për skuadrën e Jurgen Klopp, që ka qenë në avantazh deri në tetë minuta para fundit pas goli të bukur të shënuar nga Mane në minutën e 12-të.

Befasia për vendasit ka ardhur në minutën e 82-të, kur Ajayi ka kërcyer më shumë se të gjithë dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, duke fiksuar shifrat në 1-1.

Një barazim që është bërë i mundur edhe nga pritja e mrekullueshme e portierit Johnstone në minutën e 89-të ndaj Firmino-s.

Liverpool mbetet në krye të renditjes me 32 pikë, vetëm 3 larg Everton-it, ndërsa WBA mbetet në vendin e parafundit me 8 pikë.

Related posts

Immobile shënoi ndaj Cagliarit golin e sezonit në Serie A

Q.Autor

Eliminoi Zvicrën, mesfushori i Suedisë habit mes lotëve: Nuk e di nëse e merituam

Isa.Autor

LYON-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” pretendoi dy penallti, nuk duken episode flagrante

Delo.autor

Leave a Comment