Futboll Sport

BËN KRAHASIMIN MES MOURINHO DHE GUARDIOLËS/ Samuel Eto’o: Njëri ka fituar Champions me Porton, tjetri…

Samuel Eto’o nuk është një simpatizan i trajnerit Pep Guardiola. Ai nuk ka qenë aspak i lumtur në kohën kur drejtohej nga tekniku spanjoll, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Jose Mourinhon. Ky i fundit ka fituar më shumë simpatinë e ish-sulmuesit kamerunas.

Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si asnjë trajner tjetër. Mënyra si na stërviti ai ve vitin 2009 ishte e pabesueshme. Mënyra e tij e të bërit futboll sulmues, të pasurit kontrollin e topit, Pep ishte më i miri për këtë.

“Jose së pari është një mik. Ai është person që nëse nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Ne të dy kemi temperament të njëjtë dhe e njihnim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam pasur të bëj në futboll.

“Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si polemizues, por është një gënjeshtër. Ai është fitues i lindur, thotë gjithmonë fjalët e duhura. Nëse do të krahasoja Mourinhon me Guardiolën? Nuk mund ta bëj. Njëri ka fituar Champions League me Porton, tjetri nuk e ka fituar me Bayern Munchen”, u shpreh Eto’o.

Related posts

ËSHTË GJITHMONË E MË LARG TORINOS/ Mandzukic pranë rikthimit në Bundesliga tek…

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Spanja i beson titullarëve të fundit, ndaj Marokut për fitore bindëse

Sadik.Autor

Aubameyang shënon golin e parë ndaj Burnleyt (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment