Futboll Seria A

Suso: Gattuso është trajneri i duhur për Milan…

Rruga e re që po ndjek AC Milan pëlqehet shumë nga Suso. Spanjolli është dakord me zgjedhjet taktike të Gattuso dhe me atmosferën që ai ka krijuar në Milanello, por mbi të gjitha me mënyrën e të stërviturit, më më shumë ritëm, shumë më e fortë dhe më frytdhënëse sipas mendimit të sulmuesit. “Kemi fituar disa ndeshje shumë të rëndësishme dhe kemi marrë pikë thelbësore për vazhdimësinë, – tha Suso.

Tani duhet të vazhdojmë sërish me besim dhe të fitojmë ndaj Juventus. Gattuso është trajneri për të cilin kishim nevojë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe tani jemi më shumë skuadër se më parë. Edhe moduli taktik është ai i duhur dhe shpresoj të mos e ndryshojmë më.”

Image result for suso and gattuso

Ndryshimi mes Gattuso dhe Montella vihet re që në metodologjinë e stërvitjes: “Në fillim mungonte ritmi dhe intestiteti i lojës, tani e kemi edhe në stërvitje.

Si stërvitemi, ashtu edhe luajmë. Do të shihet puna në të ardhshmen. Personalisht kam folur me Montella edhe pak ditë pas largimit të tij dhe marrëdhënia me të ka qenë e shkëlqyer, por edhe me Gattuso kam marrëdhënie shumë të mirë. Të dyve i pëlqen të flasin shumë me lojtarët.” –  tha Suso.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Mesfushori Kroos: Messi nuk e meritonte finalen e “The Best”, çfarë bëri?

Delo.autor

TËRMET TEK INTERI/ Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur…

Delo.autor

Leave a Comment