Futboll Seria A Sport

“BOMBA” NGA SPANJA/ Perez e gënjeu, Zidan do të braktisë Realin

Reali i Madridit i bëri detyrat kundër Borusias së Mynshengladbahut duke fituar 2-0 në Valdebebas. Një fitore, e cila erdhi falë dy golave të Karim Benzemasë dhe shërbeu për të kualifikuar skuadrën madrilene në fazën e ardhshme të Ligës së Kampioneve si e para e grupit. Një arritje që ul disi tensionin e krijuar gjatë kësaj kohe për shkak të ecurisë negative. Por përtej ndeshjes, vëmendjen e ka marrë trajneri Zinedin Zidan dhe vendimi i tij për të ardhmen. Portali spanjoll “Diariogol” raporton se francezi i ka thënë presidentit që të ndodhë çfarë të ndodhë, në fundin e sezonit do të bëjë valixhet gati për t’u larguar. “Unë nuk do të jem Fergusoni i Realit. Dua të bëj mirë për aq kohë sa jam pjesë e kësaj skuadre”, ka thënë pas fitores me Gladbahun trajneri madrilen. Ky është një sinjal i qartë.

I PAKËNAQUR – Zidan i vlerëson maksimalisht futbollistët që ka në skuadër, por kur mori drejtimin e Realit ka pasur idenë që të bëjë një revolucion dhe të afrojë futbollistë të tjerë. Florentino Perez i premtoi që do të transferonte Pogbanë, Kamavingën apo Manenë, por të gjitha këto premtime mbetën në letër. Zizu mendon që skuadra e tij ka nevojë për rifreskim sepse pjesa kryesore është e mbingopur me trofe dhe ata motivohen vetëm në ndeshjet e mëdha dhe me rëndësi. Pas fitores së titullit kampion sezonin e kaluar, priste patjetër një dhuratë, por Reali vendosi të mos bënte asnjë blerje për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga Koronavirusi dhe investimeve që po bën në stadium.

Në këtë aspekt, Florentino Perez nuk ka ndërmend që t’i lutet apo ta mbajë me zor Zidanin. Presidenti e mori francezin në momentin më delikat dhe ai i dhuroi titullin kampion. Në zyrat e klubit janë të befasuar nga fakti që Zidan nuk ka mbetur aspak i kënaqur me projektimin e skuadrës në merkato. Zizu gjithashtu nuk do që gjithmonë figura e tij të vihet në pikëpyetje, sepse është një trajner që ka bërë histori në pak kohë te Reali i Madridit. Për këtë arsye, palët kanë arritur një marrëveshje të heshtur për prishjen e marrëdhënies së tyre në fundin e sezonit.
E ARDHMJA – Trajneri i Realit është i joshur për një tjetër aventurë. Kombëtarja e Francës është ajo që i pëlqen, por edhe Juventusi shihet si një alternativë që do t’i pëlqente shumë trajnerit Zidan. Ndërkohë, Reali i Madridit po përgatitet për pasardhësin e tij dhe dy janë emrat më të rëndësishëm: Mauricio Poçetino dhe Raul Gonzales.

Related posts

DEMBELE APO COUTINHO? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Delo.autor

La Partizanin, ish-mbrojtësi ” i kuq” gjen arsyen e largimit pas 4 vitesh

Isa.Autor

LIVE/ Parma-Milan, Suso kalon “Kuqezinjtë” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment