Futboll Sport

“IDIOT, TË THYEJ NË MES…”/ Florian Marku përplaset në hotel me boksierin britanik (VIDEO)

Boksieri shqiptar Florian Marku është ndeshur me një incident të papritur gjatë qëndrimit në një hotel në Britaninë e Madhe. 28-vjeçari ka debatuar me boksierin anglez Mekoli MekGovan në korridorin e hotelit duke ofenduar njëri-tjetrin.
Duke parë situatën e krijuar, punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

“Pse vepron si idiot? Ti e di që unë të thyej në mes. Se njoh fare këtë idiot! Po erdhi në dhomën time, do ta mbyll derën dhe do ta zgjidh çështjen privatisht me të”, dëgjohet Marku në video.
Boksieri shqiptar përballet nesër me kundërshtarin Aleks Fearon në arenën e “Uemblit”.

Related posts

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Gol me finte, Manaj gjen më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

FIDANISHTE TALENTESH/ Ajaksi po sfidon milionerët me djemtë e rritur në “shtëpi”

Isa.Autor

Capello: Unë trajner i Italisë? Jo, faleminderit!

Q.Autor

Leave a Comment